spinner

W o r l d L e a d e r C e r t i f i c a t i o n

Sampling and Quality Control of Building Materials and Bulk Cargoes.
  • EUROCERT S.A, është kompani e akredituar, në marrjen e mostrave dhe kontrollin e cilësisë së materialeve të ndërtimit dhe ngarkesave me shumicë. Ne punësojmë inspektorë profesionistë të cilët janë ekspertë në fushën e tyre dhe kombinojnë njohuritë e tyre të specializuara me nevojate klientëve tanë.
  • Departamenti që mbulon flotën detare ofron shërbime që shtrihen përtej inspektimeve të anijeve, marrjen e mostrave, kontrollet cilësore dhe sasiore të materialeve të ngarkim/shkarkimit, si dhe testet e cilësisë, në një ga EUROCERT S.A, është kompani e akredituar, në marrjen e mostrave dhe kontrollin e cilësisë së materialeve të ndërtimit dhe ngarkesave me shumicë. Ne punësojmë inspektorë profesionistë të cilët janë ekspertë më të gjerë materialesh ndërtimi dhe inerte (materiale të klasit “A”).
  • Mbështetemi në metoda moderne të marrjes së kampionit, kontrollin e proçeseve, për të optimizuar prodhimin e materialeve të reja të ndërtimit, në njësitë e përpunimit industrial.Kombinojmë edukimin e vazhdueshë me përpjekjen për t'u bërë më të mirë çdo ditë,ndërsa nxjerrim njohuri nga kërkimet kryesore shkencore,sigurojmë që jemi vërtet ekspertë.
  • EUROCERT S.A ofron mbulim dhe prezencë unike në mbarë botën, ndërsa në të njëjtën kohë është një nga ofruesit kryesorë të shërbimeve inovative dhe teknologjiVE të avancuara në fushën e çertifikimeve dhe kontrolleve.
Sampling and Quality Control of Building Materials and Bulk Cargoes.
Loading – Unloading of ships, with construction materials and in bulk (A' materials).
Loading – Unloading of ships, with construction materials and in bulk (A' materials).

EUROCERT S.A monitoron ngarkim/ shkarkimin e anijeve me materiale ndërtimi, por jo vetëm në porte, për transportin e lëndëve të para dhe materialeve të ndërtimit, në anije të tipit Bulk Carrier.

EUROCERT S.A. me një formim profesional në industrinë e ndërtimit dhe atë detare, është e përfshirë në monitorimin, zhvillimin e praktikave të marrjes së mostrave dhe kontrollit të cilësisë, në një gamë të gjerë lëndësh të para. Konfirmimi i vazhdueshëm i bashkëpunimit të mirë me furnitorët dhe marrësit, konfirmon qarkullimin e shërbimeve tona.

Marrja e mostrave të ngarkesave gjatë ngarkim/ shkarkimit ndjek standardet ndërkombëtare të kontrolleve të BE dhe SHBA dhe merr pjesë në proçesin e prodhimit në fabrika (është pjesë integrale e kontrollit të cilësisë së prodhimit). EUROCERT S.A. është organizatë europiane inspektuese e akredituar për kryerjen e inspektimeve të ngarkim/ shkarkimit të anijeve.

Sampling materials
  • MOSTRAT R.M.C ÇIMENTO
  • MOSTRAT R.M.C KLINKER I BARDHË/GRI
  • MOSTRAT R.M.C QYMEJ GURI
  • MOSTRAT R.M.C QYMYR ME PREJARDHJE
  • PETROKIMIKE
  • MOSTRAT R.M.C SHIST
  • MOSTRAT R.M.C HI I LAGËT/THATË
  • MOSTRAT R.M.C SILIKAT/RËRË
  • MOSTRAT R.M.C SILIKAT HEKURI
  • MOSTRAT R.M.C ARGJILË
  • MOSTRAT R.M.C LLAÇ/SKORJE ÇELIKU
Sampling materials
Supervision of container loading

EUROCERT S.A. kryen marrjen e mostrave dhe monitorimin e praktikave të duhura në procesin e ngarkim/shakarkimit të kontenierëve.Për arritjen korrekte të kontejnerëve gjatë ngarkimit, sipas kërkesave të klientit, kontrolli kryhet përpara dërgesës. EUROCERT S.A. kryen kontrollin e plotë dhe korrekt të ngarkesës në kontenierë, me metoda bashkëkohore, bazuar në standardet e kërkuara të ccertifikimit, të përcaktuara në kontratën me klientin, në mënyrë që të sigurohet gjendja e shkëlqyer gjatë transportit të mallit, deri në fund te marrësi.Kontrolli i të gjitha masave mbrojtëse është i rëndësishëm, për mallrat e transportuara për të siguruar sasinë dhe cilësinë e mallrave, shmang kontaminimin,nga substanca të rrezikshme ose dëmtime të paparashikuara si dhe të gjitha këto sjellin uljen e humbjeve financiare.

INSPECTIONS, TESTS, STANDARDS, INSURANCE

Sasia dhe cilësia e materialeve të transportuara. Shërbimet tona përfshijnë nga inspektimet e proçesit të prodhimit në fabrikë, deri tek inspektimet rastësore të produkteve të gatshme në magazina dhe nga kontrollet laboratorike, tek inspektimet në vend gjatë ngarkim/ shkarkimit të materialeve.

1

Sasia, cilësia dhe performanca, në lidhje me standardet e ndryshme teknike dhe specifikimet e sigurisë dhe të gjitha këto standarde, të parashikuara në legjislacion. Për të ofruar këto shërbime, kemi partneritet me laboratorë që kanë pajisje teknike shume moderne.

2

Kontrollet e specifike sigurojnë që produktet dhe shërbimet do të jenë në përputhje me specifikimet ndërkombëtare dhe rregulloret lokale. Kombinojmë njohuritë globale me atë lokale, përvojën tonë shumëvjeçare dhe ekspertizën tonë në shumë industri dhe mbulojmë të gjithë nevojat e tregut, nga lënda e parë deri te konsumi.

3

EUROCERT S.A. çertifikon me profesionalizëm, produkte, sisteme dhe shërbime, të cilat janë në përputhje me kërkesat e standardeve të vendosura nga klientët tanë, shtetet, organizatat ndërkombëtare të standardizimit. Në të njëjtën kohë, ne marrim pjesë në krijimin e standardeve të reja të veçanta dhe çertifikojmë klientët tanë me to.

4
Personi i kontaktit
Drini Loka

Drini Loka

Tel: +355 69 394 0163

Jam i interesuar


Parë së fundmi