Sistemi i Menaxhimit të Shëndetit dhe Sigurisë në Punë Standardi i ri ISO 45001:2018, i cili zëvendëson standardin OHSAS 18001:2007, u referohet të gjitha kompanive që synojnë menaxhimin e situatave të shëndetit dhe sigurisë në punë për punonjësit, klientët dhe publikun e gjerë. Mund të zbatohet nga çdo kompania, pavarësisht nga madhësia/ aktiviteti i saj, duke përfshirë prodhuesit e produkteve/ ofruesit e shërbimeve.
ISO 45001:2018 është i zbatueshëm për çdo organizatë që dëshiron të:
- Krijojë një sistem menaxhimi për të eliminuar/minimizuar rrezikun për punonjësit dhe palët e tjera që mund të ekspozohen ndaj rreziqeve që lidhen me aktivitetet e saja.
- Zbatojë, mirëmbajë dhe përmirësojë vazhdimësinë e sistemit të menaxhimit(SM&ShSP)


ISO 45001:2018, i cili doli më 12/3/2018, është standard ndërkombëtar që jep kërkesa në lidhje me menaxhimin e shëndetit dhe sigurisë dhe vendos një parakusht për ekzistencën e Sistemit të Menaxhimit (ShSP). Kompania duhet të përcaktojë kontekstin e saj dhe të identifikojë nevojat dhe pritshmëritë e punonjësve dhe palëve të tjera të interesuara që lidhen me sistemin e menaxhimit të (ShSP). Standardi mbështetet në parandalimin e aksidenteve dhe i mundëson kompanisë të ketë kontroll dhe njohuri mbi të gjitha rreziqet përkatëse që rezultojnë nga operacionet normale dhe situatat anormale, si dhe të përmirësojë performancën e saj.
Thelbi i standardit është identifikimi, vlerësimi dhe kontrolli i rreziqeve të SShP. Parimi “Planifiko-Bëj-Kontrollo-Vepro” gjithashtu zbatohet për këtë standard. Angazhimi i menaxhmentit për përmirësimin e vazhdueshëm të performancës së ShSP-së, pjesëmarrja e punëtorëve, parandalimi i aksidenteve dhe respektimi i legjislacionit është një kusht vendimtar për zbatimin e suksesshëm të tij.
Ul numrin e aksidenteve dhe mungesave të personelit në punë
Dëshmon përkushtim ndaj ShSP të stafit dhe mbrojtjes së pronës dhe objekteve të tjera në punë
Respekton kërkesat ligjore dhe shmang gjobat nga autoritetet ligjzbatuese
Rrit motivimin e punonjësve
Përmirëson kulturën e sigurisë në punë
Rrit fleksibilitetin dhe bën kalim të qetë drejt ndryshimeve brenda kompanisë përmes procceseve transparente
Rrit kontrollin dhe reduktimin e rreziqeve nga përcaktimi i objektivave dhe përgjegjësive
- Fokusi/Qëllimi
- . Referenca normative
- . Terma dhe përkufizime
- . Synimi i kompanisë
- . Leadership-i dhe pjesëmarrja e punëtorëve
- . Planifikimi
- . Mbështetja
- . Operacionet
- . Vlerësimi i performances
- .Përmirësimet
EUROCERT është organizëm ccertifikues i pavarur grek i akredituar nga organet greke dhe ndërkombëtare të akreditimit me zyra dhe aktivitet në Greqi dhe jashtë saj.
EUROCERT posedon auditorë të trajnuar dhe të arsimuar me ekspertizë të madhe, njohuri të
legjislacionit vendor dhe global dhe përvojë në fushën e tyre. Në veçanti, EUROCERT ka fituar njohje në fushën e ccertifikimit të sistemit të menaxhimit ShSP duke kryer auditime dhe duke dhënë ccertifikata në mbarë botën për shumë vite.
Ccertifikimi me EUROCERT nënkupton vlerësim dhe pranim nga një organizatë e akredituar,
e mirënjohur dhe e respektuar.


Jam i interesuar