spinner

W o r l d L e a d e r C e r t i f i c a t i o n

1067
0
Klient të kënaqur
Klientët
18
0
Bashkëpunëtorët
Shtetet
1126
0
I njohur/ akredituar
Çertifikimet
ÇFARË ËSHTË ISO 22301:2012?
ÇFARË ËSHTË ISO 22301:2012?

ISO 22301:2012 është një standard që specifikon kërkesat për ngritjen dhe menaxhimin e një sistemi efektiv të menaxhimit të vazhdimësisë së biznesit. thekson qëndrueshmërinë organizuese,d.m.th aftësinë e kompanisë për të parashikuar problemet dhe për t'u përshtatur me pasojat e një dështimi të  undshëm si zjarri, tërmeti, probleme të IT-së, duke siguruar kështu vazhdimësinë e ofrimit të produkteve ose shërbimeve, në nivele të paracaktuara, edhe pasi të ketë ndodhur incidenti.

KË MUND TË PREK?

Ky standard mund të zbatohet për çdo kompani, pavarësisht nga madhësia dhe aktiviteti i saj, e cila dëshiron të demonstrojë efektivitetin e saj për klientët, partnerët, furnitorët ose aksionarët e saj.Të gjitha kompanitë e mëdha, bankat, ofruesit e telekomunikacionit, kompanitë kryesore të ITsë, kompanitë e menaxhimit të infrastrukturës kërkojnë sot përmirësimin e qëndrueshmërisë organizative duke zhvilluar proçedura dhe mjete për vazhdimësinë e biznesit, dhe për këtë arsye kërkojnë të njëjtën gjë nga furnitorët e tyre. Për më tepër, kritere të tilla futen gjithnjë e më shumë në konkurset kombëtare ose private.

PROÇESI I ÇERTIFIKIMIT:

KOHA, LËSHIMI DHE VLEFSHMËRIA E ÇERTIFIKIMIT ISO 22301:2012

Me kusht që auditimi i çertifikimit të Sistemit të Menaxhimit të Vazhdimësisë së Biznesit të organizatës të jetë i suksesshëm, Çertifikata lëshohet shpejt. Çertifikata ISO 22301:2012 është e vlefshme për tre vjet gjatë së cilës duhet të kryhen dy auditime vjetore të mbikqyrjes.

PSE ME EUROCERT S.A.

  • Jemi të akredituar nga Bordi Grek i Akreditimit (ESYD - National Açreditation Board), anëtar i EA-MLA dhe IAF. Prandaj ne ofrojmë çertifikata të njohura ndërkombëtarisht.
  • Kemi staf dhe bashkëpunëtorë me përvojë, të cilët si auditorë dhe/ose ekspertë teknikë kryejnë auditime me vlerë të shtuar për kompaninë tuaj.
  • Vlerësojmë raportet e auditimit, monitorojmë përmirësimin afatgjatë të Sistemit të Menaxhimit të kompanisë suaj, planifikojmë auditime të përshtatura dhe ju mbajmë të përditësuar për çdo ndryshim në lidhje me aktivitetet tuaja
  • Akreditimi mbulon shumicën e standardeve dhe produkteve dhe për këtë arsye ofron shërbime  të kombinuara që rezultojnë në vlera konkurruese
Personi i kontaktit
Drini Loka

Drini Loka

Tel: +355 69 394 0163

Jam i interesuar

Dokumentet përkatëse

Ju lutem lexoni informacionet e bashkangjitura për më tepër informacion.


Parë së fundmi