spinner

W o r l d L e a d e r C e r t i f i c a t i o n

Aluminium Stewardship Initiative (ASI)

Aluminium Stewardship Initiative (ASI) është një organizatë botërore jofitimprurëse për vendosjen dhe çertifikimin e standardeve që bashkon prodhuesit, përdoruesit dhe palët e interesuara në llojshmërinë e vlerave të aluminit me një angazhim për të maksimizuar kontributin dhe qëndrueshmërinë e aluminit në shoqëri. Ky çertifikim synon të nxisë prodhimin me përgjegjësi,burimin dhe administrimin e aluminit.

Standardi i Performancës ASI përcakton parimet dhe kriteret mjedisore, sociale dhe zyrtare, me synimin për të adresuar çështjet e qëndrueshmërisë në morinë e vlerave të aluminit.

Rrjeti i Standardit të Kujdesit ASI përcakton kërkesat për krijimin e një Rrjeti Kujdesi për Materialin, duke përfshirë ASI Alumin, i cili prodhohet dhe përpunohet përmes rrjetit të vlerave në sektorë të ndryshëm në nivelet e poshtme.

Firmat Audituese të Akredituara ASI janë përgjegjëse për kryerjen e auditimeve të pavarura, të palëve të treta për të çertifikuar anëtarët në përputhje me standardet ASI.

Për më shumë informacion në lidhje me NISMËN E ADMINISTRIMIT TË ALUMINIT (ALUMINIUM STEWARDSHIP INITIATIVE, ASI), ju lutemi vizitoni faqen e mëposhtme të internetit: https://aluminium-steëardship.org/

Aluminium Stewardship Initiative (ASI)
KË MUND TË PREK?

Standardet e ASI janë të zbatueshme për të gjitha fazat e prodhimit dhe transformimit të aluminit, veçanërisht: minierat e boksitit, rafinimi i aluminit,prodhimi primar i aluminit,gjysmë-fabrikimi (petëzimi,nxjerrja, farkëtimi dhe shkrirja),konvertimi i materialit dhe rafinimi dhe shkrirja e skrapit të ricikluar ,si dhe kriteret e administrimit të materialeve të rëndësishme për përdoruesit e niveleve të poshtme të aluminit.

Përfitimet nga çertefikimi me standardin ASI:
Përfitimet nga çertefikimi me standardin ASI:
Standardi I Performancës ASI dhe Rrjeti I Standardit të Kujdesit ASI ofrojnë përfitimet e më poshtme:
  •  të mundësojë industrinë e aluminit të tregojë përgjegjësi dhe të ofrojë siguri të pavarur dhe të besueshme të performancës së saj,
  •  të përforcojë dhe promovojë besimin e konsumatorëve dhe të palëve të interesuara në produktet e aluminit,
  •  të zvogëlojë rreziqet e reputacionit në lidhje me aluminin dhe të aktorëve/ faktorëve e industrisë së aluminit,
  •  të adresojë nevojat e shprehura nga përdoruesit dhe konsumatorët industrialë të niveleve
  • të ulëta për burime të duhura të aluminit,
  • vendos një bazë të qëndrueshmërisë për përmirësime të mëtejshme,
  •  i mundëson kompanisë të reduktojë dhe të zbusë ndikimet e saj mjedisore,
  •  mundëson përmirësime në varietetin e vlerave,
  •  kurseni burimet financiare duke përmirësuar KPI-të (Key Performance Indicator) dhe mbrojtjen mjedisore (p.sh. performanca e energjisë),
  •  provojnë dhe transmetojnë përsosmërinë mjedisore të produkteve dhe shërbimeve të tyre,
  •  plotëson kërkesat e klientëve dhe rrisin reputacionin.
HAPAT QË DUHET TË NDIQEN PER T’U ÇERTIFIKUAR ME “STANDARTIN ASI”
Hapi 1: Vetëvlerësimi
  •  Faza e përgatitjes për Auditin e Çertifikimit
  •  Duke u udhëhequr nga Anëtari/ët i/të Çertifikimit në përputhje me veprimtarinë e përcaktuar në të
Hapi 2: Auditi i certifikimit
  • Duke u udhehequr nga një Auditor i Akredituar i ASI-t i cili është një palë e tretë e  pavarur
  • Vlerësimi i konformitetit i bazuar në riskun
Hapi 3: Raporti i auditimit
  •  Audituesi përgatit Raportin e Auditimit për ASI dhe Anëtarët
  •  Anëtarët zbatojnë planin/et e veprimit korrigjues aty ku kërkohet
  •  Aty ku është arritur Çertifikimi, fillon Hapi
Hapi 4: Lëshohet certifikimi
  • ASI shqyrton Raportin e Auditimit për t’u qartësuar edhe më tepër dhe për plotësime
  • ASI lëshon Certifikimin dhe përditëson faqen e internetit të ASI
Hapi 5: Rishikime periodike
  •  Auditimet e Mbikëqyrjes dhe Ricertifikimit kryhen gjatë / në fund të Periudhës së Çcertifikimit
  • Këto verifikime janë të vazhdueshme për të vëzhguar konformitetin dhe/ose mund të vlerësojnë rreziqe të tjera të identifikuara
HAPAT QË DUHET TË NDIQEN PER T’U ÇERTIFIKUAR ME  “STANDARTIN ASI”
PSE ME EUROCERT?

Eurocert është një organizëm çertifikues i pavarur grek, i akredituar nga organet greke dhe ndërkombëtare të akreditimit, me aktivitete në më shumë se 30 vende në mbarë botën. Eurocert posedon auditues shumë të trajnuar, të arsimuar dhe me eksperiencë dhe përvojë të madhe në fushën e tyre. Në veçanti, EUROCERT është një organizëm çertifikues i miratuar nga ASI që ka kompetencë dhe përvojë të nivelit të lartë në çertifikatat e standardeve të qëndrueshmërisë, në veçanti ISO 14001, EMAS, ISO 14064, ISÇ EU,SA8000, SMETA, GRI, ISO 26000, EU-ETS etj.

Dokumentet përkatëse

Ju lutem lexoni informacionet e bashkangjitura për më tepër informacion.

Personi i kontaktit
Drini Loka

Drini Loka

Tel: 355693940163

Jam i interesuar


Parë së fundmi