Kodet dhe standardet e saldimit trajtojnë të gjitha aspektet e projektimit dhe fabrikimit të komponentëve të salduar, duke përfshirë specifikimet e proçedurës së saldimit, kontrollin e cilësisë, sigurimin e cilësisë gjatë saldimit dhe aftësitë e nevojshme të saldatorit për një procedurë të caktuar saldimi në industrinë detare. Kodi përkatës shpesh përcaktohet nga përdoruesi ose klienti përfundimtar si një marrëveshje kontraktuale për të kontrolluar karakteristikat e
komponentëve të salduar që mund të ndikojnë në kërkesat e shërbimit. Prandaj, pajtueshmëria me këto kode saldimi është një domosdoshmëri.
Inspektorët tanë të saldimit janë të vetëdijshëm se cilat janë kodet/ standardet të zbatueshme në një anije dhe kuptojnë
kërkesat e dokumentacionit përkatës. Ne kryejmë shërbime të ndryshme kualifikimi dhe testimi për të verifikuar nëse saldatori është në gjendje të bëjë saldime brenda fushës së këtij standardi ose që udhëzimet në specifikimet e procedurës së saldimit janë të sakta.