Një parakusht i ISO 14001:2015 është ekzistenca e një Sistemi të Menaxhimit Mjedisor. Ai përcakton kërkesat që kompania duhet të bëjë për të menaxhuar proçeset që kanë ndikim në aktivitetet e saja mjedisore. Thelbi i standardit është të identifikojë dhe kontrollojë aspektet mjedisore dhe ndikimet e organizatës. Parimi "Planifiko-Bëj-Kontrollo-
Vepro" gjithashtu zbatohet për këtë standard. Angazhimi i nivelit të lartë menaxherial për përmirësimin e vazhdueshëm në performancën mjedisore, parandalimin e ndotjes dhe respektimin e legjislacionit është një parakusht vendimtar për zbatimin e suksesshëm të EMS.Organizatat që zbatojnë ISO 14001:2015, fillimisht, duhet të përcaktojnë kontekstin e tyre organizativ, të identifikojnë palët e interesuara dhe nevojat e pritshmëritë e tyre përkatëse, të marrin në konsideratë një perspektivë të ciklit jetësor nga ku vlerësojnë rëndësinë e aspekteve të tyre mjedisore dhe të përcaktojnë mundësitë që lidhen me EMS-në e tyre.
Struktura e ISO 14001:2015 është si më poshtë:
- Fokusi/Qëllimi
- Referenca normative
- Terma dhe përkufizime
- Veprimtaria e kompanisë
- Organigrama dhe Leadership-i
- Planifikimi
- Mbështetja
- Operacionet
- Vlerësimi i performances
- Përmirësimet