Standardi ndërkombëtar ISO 18788:2015 specifikon kërkesat dhe ofron udhëzime për organizatat që kryejnë ose kontraktojnë operacione sigurie. Ai siguron një kuadër biznesi dhe administrimi të rrezikut, për kryerjen efektive të operacioneve të sigurisë. Ai zbatohet në mënyrë specifike për çdo kompani që vepron në rrethana ku qeverisja mund të jetë e dobët ose sundimi i ligjit minohet për shkak të ngjarjeve njerëzore ose të shkaktuara nga natyra. Qëllimi i Sistemit të Menaxhimit të Operacioneve të Sigurisë Private është të krijojë veprime sistematike dhe të parashikueshme për sigurinë private, brenda një kuadri që synon respektimin e të drejtave të njeriut, ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare dhe lirive themelore.ISO 18788:2015 është i strukturuar në 10 seksione, duke u përafruar edhe me strukturën e ISO
9001:2015. Parimi “Planifiko-Bëj-Kontrollo-Vepro” gjithashtu zbatohet për këtë standard.
- Fokusi/Qëllimi
- Referenca normative
- Termat dhe përkufizimet
- Konteksti i organizatës
- Udhëheqja
- Planifikimi
- Mbështetja
- Operacione
- Vlerësimi i performances
- Përmirësime
- Ofron një kornizë solide për ofrimin e shërbimeve private të sigurisë sipas parimeve të të drejtave të njeriut të Organizates së Kombeve të Bashkuara (OKB)
- Sigurim i besueshmërisë dhe krijimi i qeverisjes efektive të korporatës
- Sigurim i cilësisë së shërbimeve private të sigurisë dhe përmirësimi i tyre
- Siguron besim për palët e interesuara
- Rritja e potencialit të suksesit operacional
- Përmirësim i kushteve të punës, duke çuar në përmirësimin e produktivitetit të fuqisë punëtore, sigurinë dhe shëndetin dhe mirëqenien
- Demonstron risi në treg
- Përmirësim i imazhit të korporatës dhe reputacionit të kompanisë
Kostoja e këtij çertifikimi është minimale në raport me përfitimin e biznesit tuaj: Avantazh krahasues i drejtpërdrejtë në funksionimin e tij, promovim dhe diferencim nga konkurrenca. Përveç kësaj, përmirësim i produktivitetit, mjedisit të punës dhe efikasitetit të proçesit.
- EUROCERT është një organizëm çertifikues i pavarur ndërkombëtar, i akredituar nga ESYD, me zyra në më shumë se 40 vende të botës. Çertifikimi me Eurocert do të thotë vlerësim dhe pranim nga një organizëm çertifikues i akredituar dhe i mirënjohur dhe i respektuar.
- EUROCERT është një organizëm çertifikues që është i autorizuar nga ICoCA për të ofruar çertifikatat ISO 18788. ICoCA është një nismë me shumë palë e formuar në vitin 2013 për të siguruar që ofruesit e Shërbimeve Private të Sigurisë të respektojnë të drejtat e njeriut dhe të drejtën humane. Ai shërben si mekanizëm qeverisjeje dhe mbikëqyrjeje e Kodit Ndërkombëtar të Sjelljes për Ofruesit e Shërbimeve Private të Sigurisë.
- Ne kemi staf dhe bashkëpunëtorë të fortë dhe me përvojë, të cilët si inspektorë/auditorë dhe/ose ekspertë teknikë kryejnë inspektime me vlera të shtuara për kompaninë tuaj.
- Ne sigurohemi që t'ju mbajmë të informuar dhe të përditësuar për çdo ndryshim lokal dhe/ose ndërkombëtar që ka të bëjë me qëllimin tuaj të çertifikimit
- Akreditimi ynë mbulon një gamë të gjerë standardesh dhe produktesh; kështu, ne jemi në gjendje t'ju ofrojmë zgjidhje holistike në lidhje me çertifikimin e sistemit të menaxhimit
- Kompanitë që ofrojnë shërbime private të ruajtjes dhe sigurisë
- Organizatat publike me përfitim publik dhe shërbimet qeveritare
- Organizatat që lidhen me aktivitete të ndjeshme (p.sh. rafineritë, tregtimin e karburanteve, bankat, etj.)
Ju lutem lexoni informacionet e bashkangjitura për më tepër informacion.
Jam i interesuar