spinner

W o r l d L e a d e r C e r t i f i c a t i o n

Sistemi i Menaxhimit të Përgjegjësisë Sociale

ISO 26000 bazohet në konceptin e përgjegjësisë sociale të korporatës, ofron kuadrin dhe udhëzimet e nevojshme që një kompani duhet të zbatojë parimet e saj nëpërmjet veprimeve, iniciativave dhe praktikave më të mira. Mund të aplikohet nga çdo kompani ose biznes i çdo madhësie,publike ose private, dhe në çdo lloj industrie.

ÇFARË ËSHTË ISO 26000
ÇFARË ËSHTË ISO 26000

ISO 26000 është udhëzues për përgjegjësinë sociale dhe zbatimin e saj, duke mbuluar të gjitha fushat e etikës, qëndrueshmërisë dhe qeverisjes, mjedisin dhe konsultimin me komunitetin lokal. Ai ofron parime dhe udhëzime, por jo kritere të kërkuara. Standardi nuk është i çertifikueshëm,por pas përfundimit të suksesshëm të auditimit, mund të lëshohet një vërtetim i zbatimit të duhur të standardit.


ISO 26000 përfshin shtatë lëndë kryesore, të cilat janë:

  •  Qeverisja organizative
  •  Të drejtat e njeriut
  •  Praktikat e punës
  •  Mjedisi
  •  Praktikat e duhura të funksionimit
  • Çështjet e konsumatorit,
  •  Përfshirja dhe zhvillimi i komunitetit
PËRFITIMET NGA ZBATIMI I STANDARDIT ISO 26000: 2010

Përfitimet kryesore të zbatimit të një Sistemi të Menaxhimit të Përgjegjësisë Sociale në përputhje me ISO 26000: 2010 për një organizatë janë si më poshtë:
  • Avantazh krahasues në treg
  • Mjet kyç për formimin dhe menaxhimin e një strategjie të qëndrueshmërisë
  • Promovim i kulturës së korporatës
  • Nxitje për punonjësit
  • Përmirësim i vazhdueshëm i performancës në aspektin ekonomik, social dhe mjedisor
  • Vlera e shtuar për parimet e qëndrueshmërisë që janë zbatuar
PSE ME EUROCERT S.A
  • Jemi organi më i madh i pavarur grek i çertifikimit i akredituar nga ESYD, me zyra në më shumë se 25 vende të botës. Çertifikimi me Eurocert nënkupton vlerësim dhe pranim nga një organizëm çertifikues i akredituar dhe i besueshëm
  •  I vetmi organ çertifikues i akredituar nga SAAS (Organi Amerikan i Akreditimit) në 2009 për kryerjeen e auditimeve sipas standardit të pranuara gjerësisht për përgjegjësinë sociale, SA8000
  • Jemi organi kryesor çertifikues në fushën e përgjegjësisë sociale dhe llogaridhënies me përvojë në çertifikim sipas SA8000, Sedex (Smeta) dhe Ethos
  • Jemi në gjendje t'i ofrojmë kompanisë tuaj një zgjidhje të plotë për çertifikimin e sistemeve të menaxhimit duke ofruar akreditim për një gamë shumë të gjerë shërbimesh çertifikimi
 


 
 
PSE ME EUROCERT S.A
Dokumentet përkatëse

Ju lutem lexoni informacionet e bashkangjitura për më tepër informacion.

PYETJE TË SHPESHTA
Meqenëse standardi përmban udhëzime dhe jo kërkesa, një auditim i suksesshëm nuk çon në lëshimin e një çertifikate, por në një vërtetim të zbatimit të duhur
Zakonisht 3-6 muaj, edhe pse kjo mund të varet nga shumë parametra. Një parametër i rëndësishëm është që biznesi të demonstrojë se Sistemi i Menaxhimit të Përgjegjësisë Sociale është zbatuar plotësisht dhe është në përputhje me udhëzimet. Niveli i angazhimit dhe pjesëmarrjes së menaxhmentit dhe punonjësve është vendimtar në përcaktimin e kohës së kërkuar
JO! ISO 26000 synon të përmirësohet vazhdimisht dhe nuk zëvendëson kontrollet publike. Megjithatë, ajo organizon kompaninë për të parandaluar dhe përmbushur disa kërkesa legjislative duke vepruar në mënyrë parandaluese dhe duke shmangur vendosjen e gjobave të mundshme.
Personi i kontaktit
Drini Loka

Drini Loka

Tel: 355693940163

Jam i interesuar


Parë së fundmi