spinner

W o r l d L e a d e r C e r t i f i c a t i o n

SMETA (Sedex Members Ethical Trade Audit)
SMETA (Sedex Members Ethical Trade Audit)

Sedex është organizatë jofitimprurëse botërore, që numëron dhjetëra mijëra firma anëtare.Nëpërmjet platformës Sedex Advance, këto biznese menaxhojnë dhe ndajnë të dhëna për performancën e tyre mbi përgjegjësinë sociale, praktikat e punës, mjedisin, shëndetin dhe sigurinë.EUROCERT është ent i autorizuar në platformën Sedex (Affiliate Audit Company) për përdorimin e Sedex Advance dhe kryerjen e inspektimeve.

ÇFARË ËSHTË SMETA
SMETA është metodologji inspektimi e zhvilluar nga anëtarët e Sedex për të patur një protokoll të vetëm me parime, që zbatohet nga biznesi dhe kontrollohet nga inspektorë të njohur.Shtyllat kryesore për vlerësimin SMETA janë si më poshtë:
  •  Kushtet e punës
  •  Shëndeti dhe Siguria
  •  Orari i punës
  •  Lista e pagave
  •  Dallimet
  •  Mjedisi
  •  Etika e Biznesit
Pas përfundimit të inspektimit dhe konstatimit të çdo mospërputhjeje, lëshohet raporti përkatës, i cili “përmirësohet” në platformën Sedex dhe vihet në dispozicion të furnitorëve/klientëve të përzgjedhur nga kompania.
ÇFARË ËSHTË SMETA
PËRFITIMET NGA SMETA E BAZË INSPEKTIMIT
PËRFITIMET NGA SMETA E BAZË INSPEKTIMIT
  • Avantazh krahasues në treg, veçanërisht për kompanitë me aktivitet eksportues
  • Informacione të përditësuara përmes platformës Sedex, për furnitorë dhe klientë në lidhje me zbatimin dhe inspektimin e suksesshëm të SEMTA
  • Formpn dhe menaxhon strategjinë e qëndrueshmërisë së një biznesi
  • Inspektim me shumë nivele që mbulon fusha të ndryshme
  • Mobilizimi dhe përfshirja aktive e stafit
  • Përmirësim i vazhdueshëm i performancës së saj në aspektin ekonomik, social dhe mjedisor
  • Shton vlerat për qëndrueshmërinë dhe përgjegjësinë sociale të aplikuara nga kompania

PSE ME EUROCERT S.A.

  • Jemi organi më i madh i pavarur grek i çertifikimit i akredituar nga ESYD, me zyra në më shumë se 25 vende të botës. Çertifikimi me Eurocert nënkupton vlerësim dhe pranim nga një organizëm çertifikues i akredituar.
  • Jemi i vetmi organ çertifikues grek i akredituar nga organizmi akreditues SAAS i SHBA-ve në vitin 2009 për të kryer inspektime sipas standardit për përgjegjësinë sociale, SA8000.
  • Jemi organi kryesor çertifikues në fushën e përgjegjësisë sociale dhe llogaridhënies me përvojë në çertifikim sipas SA8000, Sedex dhe Ethos
  • Kemi staf dhe bashkëpunëtorë kompetentë dhe me përvojë, që, si inspektorë dhe/ose ekspertëteknikë, kryejnë inspektime dhe auditime me vlera të shtuara për kompaninë tuaj.
  • I ofrojmë kompanisë tuaj zgjidhje të plotë për çertifikimin e sistemeve të menaxhimit duke
  • ofruar akreditim për një gamë shumë të gjerë shërbimesh çertifikimi
PYETJE TË SHPESHTA
Përfundimi me sukses i inspektimit nuk çon në lëshimin e një certifikate por në raportin përkatës të publikuar në platformën Sedex. Megjithatë, nëse kompania dëshiron,EUROCERT mund të lëshojë një çertifikatë që konfirmon se inspektimi ka përfunduar dhe ka përfunduar me sukses në përputhje me SMETA.
Nuk ka frekuencë minimale të inspektimit, pasi kërkesa për këtë është kryesisht kërkesë e klientit. Megjithatë, kompanitë zgjedhin frekuencën vjetore për kryerjen e inspektimit për të demonstruar aplikimin dhe përmirësim të vazhdueshëm për të gjitha palët e interesuara.
Ekzistojnë 2 lloje të inspektimit: a) 2-shtylla dhe b) 4-shtylla. Diferencimi bazë është se inspektimi me 4 shtylla përfshin më shumë kërkesa dhe thellon etikën mjedisore dhe të biznesit. Zgjedhja e llojit të përshtatshëm duhet të bëhet nga kompania në konsultim me klientët e saj kryesorë.
Personi i kontaktit
Drini Loka

Drini Loka

Tel: +355 69 394 0163

Jam i interesuar

Dokumentet përkatëse

Ju lutem lexoni informacionet e bashkangjitura për më tepër informacion.


Parë së fundmi