IFS Food (versioni 7) mbulon gjashtë fusha kryesore të biznesit dhe të gjitha konsiderohen kyçe për vendosjen e proçeseve efektive që garantojnë sigurinë dhe cilësinë e produkteve.
- Qeverisja dhe angazhimi – rishikim i angazhimit të menaxhmentit për të mbështetur qëndrueshmërinë e kulturës së sigurisë ushqimore dhe politikës së sigurimit të cilësisë.
- Sistemi i Menaxhimit të Sigurisë dhe Cilësisë së Ushqimit – kërkohet për të përmbushur kërkesat ligjore të sigurisë ushqimore, si dhe specifikimet e klientëve.
- Menaxhimi i burimeve – menaxhimi i burimeve njerëzore, kushteve të punës, higjienës për të garantuar sigurinë e produktit.
- Proceset Operacionale – prodhimi i produkteve të sigurta dhe cilësore sipas specifikave të klientit.
- Matjet, analizat dhe përmirësimet – inspektimet, vlerësimi i procesit dhe menaxhimi i ankesave dhe veprimet korrigjuese.
- Plani i Mbrojtjes së Ushqimit – mbrojtja e integritetit të kompanisë dhe produkteve të prodhuara.
Çertifikimi IFS është një bazë e rëndësishme mbi të cilën bizneset e ushqimit mund të mbështeten për të eksportuar produktet e tyre në mbarë botën pasi gjithnjë e më shumë shitës me pakicë kërkojnë çertifikimin IFS nga furnitorët e tyre. Rregullorja standarde përcakton një sistem sasior të vlerësimit të përmbushjes së kërkesave dhe rezultati i vlerësimit shprehet në përqindje. Kështu, klienti i një furnizuesi mund të përcaktojë sasinë e performancës së tij/saj të furnizuesit.Kërkesat e tij janë baza për pyetësorët e vlerësimit të furnitorëve të shumë gjigandëve botërorë
të përfshirë në rrjetin ushqimor. Si rezultat, vlerësimi i suksesshëm ndaj tyre siguron njohje dhe vazhdimësinë e biznesit.