Shërbimet e EUROCERT bazohen në standardet përkatëse greke, evropiane dhe ndërkombëtare (ISO) dhe përfshijnë auditime dhe çertifikime të Sistemeve të Menaxhimit të Cilësisë, si dhe vlerësimin e politikave ekzistuese të biznesit,respektimin e angazhimeve përkatëse të përputhshmërisë dhe praktikat e ndjekura.
Përveç këtyre, EUROCERT, është gjithmonë pionier në zhvillime, harton shërbime dhe çertifikime inovative në nivel ndërkombëtar në fushat e qëndrueshmërisë, përgjegjësisë së korporatës dhe ekonomisë, duke dëshmuar në praktikë interesin dhe ndjeshmërinë e saj në këto fusha specifike.
EUROCERT ka zhvilluar aktivitet të veçantë edhe në çertifikimin e produkteve. Në mënyrë direkte vlen të përmendet pozita e spikatur që ajo mban në tregun e çertifikimit të produkteve të ndërtimit dhe veçanërisht në produktet kritike si çimentoja dhe betoni, me çertifikuata të lëndës së parë në miniera dhe gurore, si dhe njësi të prodhimit të çimentos dhe betonit