Standardi SA8000 është standard ndërkombëtar (n/kategori e Përgjegjësisë Sociale e Korporatës). Është përgatitur nga Organizata Ndërkombëtare e Përgjegjsisë Sociale (SAI) për të vendosur kritere dhe specifika për kushtet e punës. Ka aplikim dhe njohje globale. Standardi fokusohet në sigurimin e të drejtave të punës dhe garantimin e kushteve të sigurta dhe të duhura të punës, por është krijuar gjithashtu për të përqafuar marrëveshjet ekzistuese ndërkombëtare, duke përfshirë Konventën e Organizatës Ndërkombëtare të Punës, Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut dhe Konventën e OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve. Për më tepër, ofron elementë transparente, të matshme, të verifikueshme për certifikimin e performancës së kompanive në nëntë fusha thelbësore:
- Puna e Fëmijëve
- Puna e detyruar
- Shëndeti dhe Siguria
- Liria sociale dhe e drejta për negociata kolektive
- Diskriminimi
- Praktikat disiplinore
- Orari i punës
- Shpërblimi
- Sistemi i Menaxhimit