spinner

W o r l d L e a d e r C e r t i f i c a t i o n

9
0
Klient të kënaqur
Klientët
1
0
Bashkëpunëtorët
Shtetet
9
0
I njohur/ akredituar
Çertifikimet
ÇFARË ËSHTË ISO BS 10012:2017
ÇFARË ËSHTË ISO BS 10012:2017

BS 10012:2017 është një standard që përcakton kërkesat për krijimin dhe zbatimin efektiv të një Sistemi të Menaxhimit të të Dhënave Personale (PDMS). Standardi mund të zbatohet nga çdo organizatë, pavarësisht nga madhësia ose aktiviteti i saj, që dëshiron t'u tregojë punonjësve, klientëve, partnerëve, furnitorëve ose aksionarëve, efektivitetin e saj në menaxhimin e të dhënave personale.Duke ndjekur strukturën ISO, është e lehtë të integrohet me standardet e tjera të njohura të Sistemit të Menaxhimit në një Sistem Menaxhimi të Unifikuar.

KË PREK?

Në fillim të vitit 2016, Parlamenti Evropian miratoi Rregulloren e Përgjithshme për Mbrojtjen e të
Dhënave (GDPR).GDPR është një ligj për mbrojtjen e të dhënave personale, i cili formon mjedisin e ri në të cilin
bizneset që përpunojnë të dhënat personale u kërkohet të operojnë dhe vihet në zbatim të detyrueshëm nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së. më 25 maj 2018, duke shfuqizuar çdo rregullore kombëtare në kundërshtim.

PËRFITIMET

Krijimi i një marrëdhënie besimi me palët e interesuara (punonjësit, klientët, partnerët, etj.)

1

Shmangien e penaliteteve financiare nga Autoriteti Mbikëqyrës, (Autoriteti i Mbrojtjes së të Dhënave Personale)

2

Shmangia e sanksioneve për besueshmërinë dhe reputacionin tregtar të organizatës

Përmirësim i imazhit të organizatës, transparenca është një “mjet” në duart e Marketingut

Avantazh konkurrues dhe marrja e projekteve nga organizata të mëdha

Siguri shtesë për informacione të tjera përtej të dhënave personale

Forcimi i mekanizmit të kontrollit brenda kompanisë

PROÇEDURA PËR ÇERTIFIKIM
PROÇEDURA PËR ÇERTIFIKIM

Pasi kompania ka shprehur interesimin e saj duke dërguar aplikimin dhe duke pranuar ofertën përkatëse, proçesi zbatohet në dy faza (Faza 1 dhe Faza 2). Në fillim shqyrtojmë gatishmërinë e kompanisë për vlerësim duke kontrolluar nëse proçeset dhe masat e nevojshme BS 10012 që duhen zhvilluar. Gjithçka do të ndahet me ju në mënyrë që nëse identifikohen ndonjë boshllëk, ju mund t'i menaxhoni ato. Nëse nuk regjistrohet ndonje mospërputhje ose parregullsi, atëherë ne do të vlerësojmë zbatimin e proçeseve brenda kompanisë suaj për t'u siguruar që ato po zbatohen në mënyrë efektive.

DATA, LËSHIMI DHE VLEFSHMËRIA E ÇERTIFIKIMIT BS 10012:2017

Me kusht që auditimi i sistemit të menaxhimit të të dhënave personale të organizatës të jetë i suksesshëm, Çertifikata lëshohet shpejt. Ai është i vlefshëm për tre vjet, gjatë të cilit duhet të kryhen dy kontrolle vjetore të mbikëqyrjes

PSE ME EUROCERT?
  •  Ne kemi staf dhe partnerë dinamikë dhe me përvojë, të cilët si auditorë dhe/ose ekspertë teknikë,kryejnë auditime me vlera të shtuara për kompaninë tuaj.
  •  Ne vlerësojmë raportet e auditimit, monitorojmë përmirësimin afatgjatë të Sistemit të Menaxhimit të kompanisë suaj, planifikojmë auditimet dhe ju informojmë për çdo zhvillim të aktiviteteve tuaja
  • Ne jemi të akredituar nga Bordi Kombëtar i Akreditimit (NAB - National Board of Açreditation),anëtar i EA-MLA dhe IAF, për sa i përket c-certifikimit ISO 27001, i cili është një standard që përcakton kërkesat e Sistemeve të Menaxhimit të Sigurisë së Informacionit.
PSE ME EUROCERT?
Dokumentet përkatëse

Ju lutem lexoni informacionet e bashkangjitura për më tepër informacion.

Personi i kontaktit
Drini Loka

Drini Loka

Tel: +355 69 394 0163

Jam i interesuar


Parë së fundmi