ISO/IEC 27001:2022 është një standard që specifikon kërkesat për themelimin dhe menaxhimin e një Sistemi të Menaxhimit të Sigurisë së Informacionit (SMSI) efikas. Ajo thekson mbrojtjen e tre aspekteve kyçe të informacionit: Konfidencialiteti, Integriteti dhe Disponueshmëria, pra aftësinë e organizatës për të mbajtur informacionin jashtë dorës së individëve, entiteteve apo proceseve të paautorizuar, për të mbajtur informacionin të plotë dhe të saktë dhe të mbrojtur nga korruptimi dhe për të ofruar informacionin e qasshëm dhe të përdorshëm për përdoruesit e autorizuar.
