spinner

W o r l d L e a d e r C e r t i f i c a t i o n

ÇFARË ËSHTË ISO 20000-1:2018

ISO 20000-1:2011 është një standard që specifikon kërkesat për ngritjen dhe menaxhimin efektiv të një Sistemi të Menaxhimit të Shërbimit të Teknologjisë së Informacionit (MShT). Kërkesat përfshijnë projektimin, tranzicionin, ofrimin dhe përmirësimin e shërbimeve për të përmbushur kërkesat e rëna dakord për shërbimit. Qëllimi i tij është të sigurojë një standard të përbashkët referimi për çdo ndërmarrje që ofron shërbime IT për klientët e brendshëm ose të jashtëm. Theksi është dhënë në rëndësinë e integrimit të procesit. Që do të thotë se bashkëpunimi dhe komunikimi ndërmjet palëve të interesuara është një kusht thelbësor për një MShT efektive.

ÇFARË ËSHTË ISO 20000-1:2018
KË MUND TË PREK?

Ky standard mund të zbatohet për çdo ofrues shërbimi pavarësisht nga madhësia dhe aktiviteti i tij që dëshiron të demonstrojë efektivitetin e tij në IT - MShT për klientët, partnerët, furnitorët ose aksionarët e tij.

Sistemi i Menaxhimit të Shërbimit të Teknologjisë së Informacionit (MShT).

  • U mundëson kompanive të IT-së të sigurojnë që proçeset e tyre të menaxhimit të shërbimeve të IT-së janë në përputhje si me nevojat e biznesit ashtu edhe me praktikat më të mira ndërkombëtare.
  • Ndihmon çdo kompani për të siguruar që kërkesat e shërbimit të ofruara do të përmbushen.
  • Ndihmon një ofrues shërbimi për të përmirësuar projektimin, tranzicionin, ofrimin dhe përmirësimin e shërbimeve nëpërmjet zbatimit dhe funksionimit efektiv të MShT-ve të tij.
  • Ndihmon një ofrues shërbimi për të monitoruar, matur dhe rishikuar proçeset dhe shërbimet e tij të menaxhimit të shërbimit.
  • Ofron besim për një kompani pasi siguron një qasje të qëndrueshme nga të gjithë ofruesit e shërbimeve, përfshirë ata në një zinxhir furnizimi të kësaj organizate.
  • Siguron që MShT-ja të përputhet me objektivat dhe proçeset e biznesit të organizatës.
  • Ndihmon kompaninë që të jetë në përputhje me ligjin ose rregulloret në lidhje me teknologjinë e informacionit.
  • I siguron kompanisë një avantazh konkurrues, veçanërisht në rastet kur menaxhimi i shërbimit të teknologjisë së informacionit është kritik.
PSE ME EUROCERT S.A.

Jemi të akredituar nga Bordi Grek i Akreditimit (ESYD - National Açreditation Board), anëtar i EA-MLA dhe IAF. Prandaj ne ofrojmë çertifikata të njohura ndërkombëtarisht.

1

Kemi staf dhe bashkëpunëtorë të fortë dhe me përvojë, të cilët si auditorë dhe/ose ekspertë teknikë kryejnë auditime me vlerë të lartë të shtuar për kompaninë tuaj.

2

Vlerësojmë raportet e auditimit, monitorojmë përmirësimin afatgjatë të Sistemit të Menaxhimit të kompanisë suaj, planifikojmë auditime të përshtatura dhe ju mbajmë të përditësuar për çdo evolucion në lidhje me aktivitetet tuaja

3

Kemi një përvojë dhe ekspertizë të madhe në lidhje me çertifikimin e ISO 27001, i cili është një standard i ngjashëm dhe i pajtueshëm me ISO 20000

4
KOHA, LËSHIMI DHE VLEFSHMËRIA E ÇERTIFIKIMIT ISO 20000-1:2018
KOHA, LËSHIMI DHE VLEFSHMËRIA E ÇERTIFIKIMIT ISO 20000-1:2018

Me kusht që auditimi i çertifikimit i Sistemit të Menaxhimit të Shërbimit të Teknologjisë së Informacionit të kompanisë të jetë i suksesshëm, Çertifikata lëshohet shpejt. Çertifikata ISO 20000-1:2018 është e vlefshme për tre vjet gjatë së cilës duhet të kryhen dy auditime vjetore të mbikëqyrjes.

Dokumentet përkatëse

Ju lutem lexoni informacionet e bashkangjitura për më tepër informacion.

Personi i kontaktit
Drini Loka

Drini Loka

Tel: 355693940163

Jam i interesuar


Parë së fundmi