spinner

W o r l d L e a d e r C e r t i f i c a t i o n

ÇFARË ËSHTË ISO 18788:2015
ÇFARË ËSHTË ISO 18788:2015

Standardi ndërkombëtar ISO 18788:2015 specifikon kërkesat dhe ofron udhëzime për organizatat që kryejnë ose kontraktojnë operacione sigurie. Ai siguron një kuadër biznesi dhe administrimi të rrezikut, për kryerjen efektive të operacioneve të sigurisë. Ai zbatohet në mënyrë specifike për çdo kompani që vepron në rrethana ku qeverisja mund të jetë e dobët ose sundimi i ligjit minohet për shkak të ngjarjeve njerëzore ose të shkaktuara nga natyra. Qëllimi i Sistemit të Menaxhimit të Operacioneve të Sigurisë Private është të krijojë veprime sistematike dhe të parashikueshme për sigurinë private, brenda një kuadri që synon respektimin e të drejtave të njeriut, ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare dhe lirive themelore.ISO 18788:2015 është i strukturuar në 10 seksione, duke u përafruar edhe me strukturën e ISO
9001:2015. Parimi “Planifiko-Bëj-Kontrollo-Vepro” gjithashtu zbatohet për këtë standard.

Struktura e ISO 18788:2015 është si më poshtë:

  • Fokusi/Qëllimi
  •  Referenca normative
  •  Termat dhe përkufizimet
  •  Konteksti i organizatës
  •  Udhëheqja
  •  Planifikimi
  •  Mbështetja
  •  Operacione
  •  Vlerësimi i performances
  •  Përmirësime
PËRFITIMET E ÇERTIFIKIMIT ISO 18788:2015
Përfitimet kryesore nga vendosja dhe zbatimi i një Sistemi të Menaxhimit të Operacioneve të Sigurisë Private sipas kërkesave të ISO 18788:2015 janë si më poshtë:
  • Ofron një kornizë solide për ofrimin e shërbimeve private të sigurisë sipas parimeve të të drejtave të njeriut të Organizates së Kombeve të Bashkuara (OKB)
  • Sigurim i besueshmërisë dhe krijimi i qeverisjes efektive të korporatës
  •  Sigurim i cilësisë së shërbimeve private të sigurisë dhe përmirësimi i tyre
  • Siguron besim për palët e interesuara
  • Rritja e potencialit të suksesit operacional
  •  Përmirësim i kushteve të punës, duke çuar në përmirësimin e produktivitetit të fuqisë punëtore, sigurinë dhe shëndetin dhe mirëqenien 
  •  
  • Demonstron risi në treg
  • Përmirësim i imazhit të korporatës dhe reputacionit të kompanisë


Kostoja e këtij çertifikimi është minimale në raport me përfitimin e biznesit tuaj: Avantazh krahasues i drejtpërdrejtë në funksionimin e tij, promovim dhe diferencim nga konkurrenca. Përveç kësaj, përmirësim i produktivitetit, mjedisit të punës dhe efikasitetit të proçesit.

PËRFITIMET E ÇERTIFIKIMIT ISO 18788:2015
ÇERTIFIKIMI ME EUROCERT
ÇERTIFIKIMI ME EUROCERT
  • EUROCERT është një organizëm çertifikues i pavarur ndërkombëtar, i akredituar nga ESYD, me zyra në më shumë se 40 vende të botës. Çertifikimi me Eurocert do të thotë vlerësim dhe pranim nga një organizëm çertifikues i akredituar dhe i mirënjohur dhe i respektuar.
  •  EUROCERT është një organizëm çertifikues që është i autorizuar nga ICoCA për të ofruar çertifikatat ISO 18788. ICoCA është një nismë me shumë palë e formuar në vitin 2013 për të siguruar që ofruesit e Shërbimeve Private të Sigurisë të respektojnë të drejtat e njeriut dhe të drejtën humane. Ai shërben si mekanizëm qeverisjeje dhe mbikëqyrjeje e Kodit Ndërkombëtar të Sjelljes për Ofruesit e Shërbimeve Private të Sigurisë.
  •  Ne kemi staf dhe bashkëpunëtorë të fortë dhe me përvojë, të cilët si inspektorë/auditorë dhe/ose ekspertë teknikë kryejnë inspektime me vlera të shtuara për kompaninë tuaj.
  •  Ne sigurohemi që t'ju mbajmë të informuar dhe të përditësuar për çdo ndryshim lokal dhe/ose ndërkombëtar që ka të bëjë me qëllimin tuaj të çertifikimit
  •  Akreditimi ynë mbulon një gamë të gjerë standardesh dhe produktesh; kështu, ne jemi në gjendje t'ju ofrojmë zgjidhje holistike në lidhje me çertifikimin e sistemit të menaxhimit
SISTEMI PRIVAT I MENAXHIMIT TË OPERACIONIT TË SIGURISË: KUJT I DREJTOHET

Ky standard i drejtohet çdo kompanie që dëshiron të sistemojë dhe përmirësojë aktivitetet e sajprivate të sigurisë, pavarësisht nëse ofrohet nëpërmjet burimeve të veta ose nëpërmjet palëve të treta.Shembuj të kompanive që mund të lidhen drejtpërdrejt me këtë standard janë:
  •  Kompanitë që ofrojnë shërbime private të ruajtjes dhe sigurisë
  • Organizatat publike me përfitim publik dhe shërbimet qeveritare
  •  Organizatat që lidhen me aktivitete të ndjeshme (p.sh. rafineritë, tregtimin e karburanteve, bankat, etj.)
Dokumentet përkatëse

Ju lutem lexoni informacionet e bashkangjitura për më tepër informacion.

PYETJE TË SHPESHTA
Në mënyrë tipike, përveç kohës për zhvillimin e Sistemit të Menaxhimit, kërkohet një periudhë e mjaftueshme kohore për zbatimin e tij dhe krijimin e skedarëve, edhe pse sigurisht kjo kohë varet nga faktorë të ndryshëm. Çështja kryesore është që organizata të demonstrojë se sistemi i saj i menaxhimit është zbatuar plotësisht dhe plotëson të gjitha kërkesat e standardit. Niveli i lartë I ndërgjegjësimit të menaxhmentit dhe punonjësve është gjithashtu një pikë vendimtare për të përcaktuar kohën e nevojshme për marrjen e çertifikimit.
JO! ISO 18788:2015 është një çertifikim vullnetar që synon përmirësimin e vazhdueshëm dhe nuk zëvendëson asnjë auditim publik apo zyrtar. Megjithatë, ai përmirëson organizimin e kompanisë, në mënyrë që të jetë në përputhje me të gjithë legjislacionin përkatës në fuqi dhe ndihmon në shmangien e çdo problemi të papritur
Personi i kontaktit
Drini Loka

Drini Loka

Tel: 355693940163

Jam i interesuar


Parë së fundmi