ISO 9001:2015 është standardi më i përhapuri/mirënjohuri në nivel global, pasi ka mbi 1 milion kompani dhe organizata në mbi 170 vende të çertifikuara sipas këtij standardi. ISO 9001:2015 përcakton kriteret për një sistem të menaxhimit të cilësisë që duhet të zbatohet nga një kompani, në mënyrë që ajo të mund të ofrojë produkte dhe/ose shërbime sipas nevojave të klientit.Standardi mund të zbatohet nga çdo kompani, pavarësisht nga madhësia ose aktiviteti i saj,duke përfshirë prodhuesit e produkteve ose ofruesit e shërbimeve.
