Me zhvillimin e tregtisë ndërkombëtare, është bërë më e ndërlikuar për kompanitë që të menaxhojnë sigurinë e furnizimeve. Rrjetet e furnizimit sot, cënohen nga një sërë faktorësh rreziku, që mund të jenë një kërcënim për operacionet e një kompanie dhe fitimet e saja. Në rastet e incidenteve serioze në furnizim, këto kompani shpesh përjetojnë humbje serioze financiare dhe probleme me klientët. P.sh. rreziqe natyrore, zjarret, terrorizmi, mashtrimet, shkelja e sigurisë kibernetike, mungesa e lëndëve të para..etj. ISO 28000 ofron bazën për një sistem gjithëpërfshirës të
menaxhimit të sigurisë së furnizimit, duke ofruar besueshmëri, qëndrueshmëri dhe avantazh në treg për kompanitë. Ky sistem i menaxhimit të sigurisë ofron një kornizë të zhvilluar, qasje të strukturuar për menaxhimin e rrezikut të furnizimeve, për të optimizuar besueshmërinë e kompanisë në treg