spinner

W o r l d L e a d e r C e r t i f i c a t i o n

Sistemi i Menaxhimit Kundër Ryshfetit

Ryshfeti është një nga çështjet më komplekse dhe më të vështira që mundon ekonominë dhe shoqërinë ndërkombëtare. Sipas Bankës Botërore, më shumë se 1 trilion dollarë paguhen çdo vit në mbarë botën si ryshfet, duke paraqitur probleme të rëndësishme për tregtinë ndërkombëtare, stabilitetin politik dhe qëndrueshmërinë e biznesit.

ÇFARË ËSHTË ISO 37001
ÇFARË ËSHTË ISO 37001

Standardi ISO 37001 u publikua në 10/2016 dhe ofron kërkesat për një ndërmarrje për të zbatuar, mirëmbajtur dhe përmirësuar një sistem kundër ryshfetit, duke promovuar një filozofi etike të biznesit.
Përfshin masa dhe kontrolle të bazuara në praktikat e duhura dhe synon të kultivojë një kulturë bashkpunuese kundër ryshfetit. Ai zbatohet nga të gjitha ndërmarrjet dhe mund të jetë në përputhje me procedurat, proceset dhe masat e kontrollit që ekzistojnë sipas sistemeve ekzistuese të menaxhimit
(p.sh. Sistemi i Menaxhimit të Cilësisë sipas ISO 9001).

PËRFITIMET NGA ZBATIMI I ISO 37001
  • Ulja e rrezikut të ryshfetit
  • Avantazhi krahasues në treg, veçanërisht për bizneset që merren me shërbime publike
  • Sigurom prova për palët e interesuara se kompania ka marrë të gjitha masat e nevojshme për të shmangur ryshfetin
  • Dobi për formulimin dhe menaxhimin e strategjisë së qëndrueshmërisë të kompanisë
  • Mobilizimi dhe pjesëmarrja aktive e stafit
  • Shtim i vlerave për parimet e qëndrueshmërisë dhe përgjegjësisë sociale të zbatuara tashmë nga kompania, duke kultivuar një filozofi etike biznesi
  • Në rast hetimi për ryshfet, jep prova palëve të interesuara dhe autoriteteve përkatëse se biznesi kishte ndërmarrë hapa për t’a shmangur atë
PËRFITIMET NGA ZBATIMI I ISO 37001

PSE ME EUROCERT S.A

  • Jemi organizmi më i madh i pavarur çertifikues i akredituar nga ESYD, me aktivitet në mbi 40 vende të botës. Çertifikimi me Eurocert nënkupton vlerësim dhe pranim nga një organizëm certifikues i akredituar dhe i mirënjohur
  • Jemi organi kryesor çertifikues në fushën e përgjegjësisë sociale dhe llogaridhënies me përvojë në çertifikim sipas standardeve SA8000, Sedex dhe Ethos
  • Kemi staf dhe partnerë kompetentë dhe me përvojë, të cilët si inspektorë dhe/ose ekspertë teknikë kryejnë inspektime dhe auditime me vlera të shtuara për kompaninë tuaj.
  • I ofrojmë kompanisë tuaj një zgjidhje gjithëpërfshirëse për çertifikimin e sistemeve të menaxhimit duke pasur akreditim në një gamë shumë të gjerë shërbimesh çertifikimi
Dokumentet përkatëse

Ju lutem lexoni informacionet e bashkangjitura për më tepër informacion.

Personi i kontaktit
Drini Loka

Drini Loka

Tel: +355 69 394 0163

Jam i interesuar


Parë së fundmi