Standardi SA8000 është standard ndërkombëtar (n/kategori e Përgjegjësisë Sociale e Korporatës). Është përgatitur nga Organizata Ndërkombëtare e Përgjegjsisë Sociale (SAI) për të vendosur kritere dhe specifika për kushtet e punës. Ka aplikim dhe njohje globale. Standardi fokusohet në sigurimin e të drejtave të punës dhe garantimin e kushteve të sigurta dhe të duhura të punës, por është krijuar gjithashtu për të përqafuar marrëveshjet ekzistuese ndërkombëtare, duke përfshirë Konventën e Organizatës Ndërkombëtare të Punës, Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut dhe Konventën e OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve. Për më tepër, ofron elementë transparente, të matshme, të verifikueshme për certifikimin e performancës së kompanive në nëntë fusha thelbësore:
- Puna e Fëmijëve
- Puna e detyruar
- Shëndeti dhe Siguria
- Liria sociale dhe e drejta për negociata kolektive
- Diskriminimi
- Praktikat disiplinore
- Orari i punës
- Shpërblimi
- Sistemi i Menaxhimit

SA 8000 ka të bëjë me të gjitha kompanitë, pavarësisht nga madhësia dhe aktiviteti i tyre, të cilat synojnë përmirësimin e vazhdueshëm të kushteve të punës dhe komunikimin e performancës së tyre me të gjitha palët e interesuara. Në të njëjtën kohë, adreson çështjet përkatëse të punës edhe për n/kontraktorët dhe kështu mund të ndikojë në të gjithë zinxhirin.
Përmirëson performancën dhe imazhin e përgjegjësisë sociale të korporatës
Rrit komunikimin brenda (ndërmjet punonjësve & menaxhmentit), dhe jashtë (palët e interesuara)
Ndihmon kompaninë të respektojë vazhdimisht legjislacionin në lidhje me të drejtat e punës, shëndetin dhe sigurinë
Kontribuon në përmirësim të vazhdueshëm të gjitha palëve
Ofron avantazh konkurrues

- Sepse është një nga organizmat e paktë çertifikues në nivel global që është akredituar nga Organizmi Amerikan i Akreditimit SAAS për çertifikim sipas SA8000
- Ka përvojë të gjatë dhe të madhe në fushën e Përgjegjësisë Sociale
- Është aktive në çertifikimin SA8000 prej shumë vitesh me klientë në Greqi dhe jashtë saj.
- Punëson personel ekspert dhe me përvojë si auditorë ose ekspertë teknikë që kryejnë auditime me vlera të shtuara për kompaninë tuaj
- Siguron informacion të vazhdueshëm për çdo përditësim lokal ose ndërkombëtar në lidhje me fushën tuaj të çertifikimit
- EUROCERT ofron zgjidhje të integruar për çertifikimin e sistemeve tuaja të menaxhimit për shkak të fushës së gjerë të akreditimit
PROCESI I ÇERTIFIKIMIT:
Sistemi i menaxhimit të llogaridhënies sociale është i vlefshëm me sistemet e tjera ekzistuese të
menaxhimit që një kompani mund të ketë zbatuar, si cilësia, mjedisi, shëndeti dhe siguria. ISO 26000,
është dokument udhëzues i fokusuar në përmirësimin e kushteve të punës dhe është një hap përpara
përpara zbatimit dhe çertifikimit me SA8000.

Nqs auditi i çertifikues i Sistemit të Menaxhimit të Përgjegjësisë Sociale është i suksesshëm,çertifikata lëshohet shpejt dhe ngarkohet në bazën e të dhënave globale SAAS. Çertifikata SA8000 është e vlefshme për tre vjet gjatë të cilës kryhen auditimet e mbikqyrjes gjashtëmujore.

Jam i interesuar
Ju lutem lexoni informacionet e bashkangjitura për më tepër informacion.