spinner

W o r l d L e a d e r C e r t i f i c a t i o n

FORMULARI I ÇERTIFIKIMIT TË ZBATIMIT TË SISTEMIT TË SIGURISË SË USHQIMIT DHE PIJEVE

Sistemi/skema FSSC 22000 është një Sistem i integruar i Menaxhimit të Sigurisë Ushqimore (SMSU).
Ai mbulon të gjitha kërkesat e çertifikimit të Sistemit të Menaxhimit të Sigurisë Ushqimore (SMSU) dhe
bazohet në standardet ISO 22000:2005, BSI PAS 220:2008 dhe ISO 22003:2007 dhe konsiderohet ekuivalente me BRC dhe IFS.


Në mënyrë që një biznes ushqimor të jetë i çertifikuar me FSSC 22000, ai duhet të plotësojë kërkesat e ISO 22000:2005 dhe të jetë në përputhje me kërkesat shtesë të BSI PAS 220:2008, i cili përcakton praktikat e duhura që duhet të ndiqen nga bizneset në kushte paraprake.

FORMULARI I ÇERTIFIKIMIT TË ZBATIMIT TË SISTEMIT TË SIGURISË SË  USHQIMIT DHE PIJEVE
KË PREK?

Zbatohet për ndërmarrjet që përpunojnë ushqimin (me përjashtim të prodhimit primar dhe therjes ose korrjes) dhe që furnizojnë pikat e shitjes me pakicë të ushqimit.

OBJEKTIVAT DHE PËRFITIMET E INSPEKTIMIT JANË
OBJEKTIVAT DHE PËRFITIMET E INSPEKTIMIT JANË

FSSC 22000 është miratuar tashmë nga GFSI (Global Food Safety Initiative) si një standard i plotë për
industrinë ushqimore, ekuivalent me BRC dhe IFS, që do të thotë se nuk do të kërkohen më çertifikime të shumta të sistemeve të sigurisë ushqimore dhe për këtë arsye nuk do të ketë kosto shtesë. FSSC 22000 fokusohet në praktikat më të mira ndërkombëtare për çështje kritike dhe më konkretisht, në parakushtet (p.sh.furnizimi me ujë dhe ajër, pastrimi, menaxhimi i mbetjeve, mirëmbajtja parandaluese).



PSE ME EUROCERT?

  • EUROCERT është i akredituar nga ESYD dhe UKAS në një sërë standardesh
  • Ka staf të vlefshëm dhe me përvojë si dhe partnerë, të cilët si inspektorë dhe/ose ekspertë teknik kryejnë inspektime me vlerë të lartë të shtuar për kompaninë.
  • Vlerëson raportet e inspektimit, monitoron përmirësimin e vazhdueshëm të Sistemit të Menaxhimit të Sigurisë Ushqimore të kompanisë, informon kompaninë në përputhje me rrethanat dhe planifikon një inspektim të përshtatur siç duhet me të
Dokumentet përkatëse

Ju lutem lexoni informacionet e bashkangjitura për më tepër informacion.

Personi i kontaktit
Drini Loka

Drini Loka

Tel: 355693940163

Jam i interesuar


Parë së fundmi