Standardi Ndërkombëtar ISO 22000:2018 përcakton strukturat e nevojshme organizative dhe kërkesat minimale që një kompani ose biznes duhet të plotësojë për të marrë Çertifikimin ISO 22000:2018.
Sistemi i Menaxhimit të Sigurisë Ushqimore përfshin një përshkrim të organizimit të kompanisë, udhëzime me shkrim për detyrat e kryera në kompani që ndikojnë në sigurinë ushqimore,formularët dhe dokumentet që aplikohen si dhe mjetet e kontrollit dhe vlerësimit për funksionimin e sistemit.
Standardi ISO 22000:2018 zbatohet nga kompani që kanë zhvilluar struktura të përshtatshme për përcaktimin, monitorimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të parametrave të sigurisë ushqimore të funksionimit të tyre.