Në vitin 2002 shitësit gjermanë HDE (Hauptverband des Deutschen Einzelhandels) zhvilluan një standard të përbashkët të sigurisë ushqimore të quajtur Standardi Ndërkombëtar i Ushqimit, IFS.Në vitin 2003, shitësit francezë me pakicë dhe shumicë nga FCD (Federation des enterprises du Commerce et de la Distribution) hynë në një bashkëpunim me Grupin e Punës IFS dhe kontribuan në zhvillimin e Edicionit të IV-të të IFS. Që nga viti 2005 edhe shoqatat tregtare italiane janë përfshirë në projektin e përbashkët. Deri më tani, IFS vlerësohet shumë si një sistem i sigurimit të cilësisë së ushqimit, i cili mund të përdoret nga të gjitha kompanitë prodhuese të ushqimit. Versioni 7 është versioni më i fundit i IFS që nga 1 marsi 2021.
